Aksidenti në Itali, rritet bilanci i viktimave, pas nënës vdes edhe djali 12 vjeç

gruaja-italiBehet edhe me tragjik bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Itali ku humbi jetën një 37-vjeçare shqiptare. Mësohet se pak orë pas aksidentit, ka ndërruar jetë edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Cona-s.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:00, mbrëmjen e së dielës në Padova, ku mbeti e vdekur në vend B.A. 37 vjeçe me banim në Barco. Kurse djemtë e saj E.A, 16 vjeç dhe D.A., 12 vjeç (ndërroi jetë pas disa orësh) dhe D.A, 2 vjeç, u transportuan në spital me plagë serioze.

Kliko per me shume info

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte duke udhëtuar me mjetin e saj ‘Alfa 156’ bashkë me fëmijët, kur u përplas me një furgon ‘Mercedez Vito’, ku udhëtonin 6 pjesëtarë të një familjeje.

Dyshohet se shqiptarja rezidente në rrugën Argante ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si një kthesë e rrezikshme ku kanë ndodhur aksidente edhe më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.