Deklarata/ “Kanabisi, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me BE-në”

berisha-2016Ish-kryeministri, Sali Berisha, tha se rritja e premtuar e pagave nga qeveria është mashtrim elektoral i kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për “Abc News”, deputeti demokrat tha se është edhe kundër largimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.I pyetur për procesin e integrimit, Berisha tha se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat. Siç thotë ai, të tjera kushte, përtej 5 prioriteteve të deritanishme do të duhet të plotësohen. “Një prej tyre është zgjidhja e problematikës me kanabisin, të cilën ndërkombëtarët i kërkojnë Edi Ramës ta njohë”, tha Berisha.

“Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë, sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë. Informacionet e mia janë që do ketë kushte. Dmth, plotësimi i disa kushteve bën të mundur hapjen”, tha Berisha. Sipas tij, kushtet mund të bëhen dhe pak më shumë se ato që ishin. “Mund të shtohet edhe kanabisi”, tha ish-kryeministri.

Ish-kreu demokrat foli dhe për reformën në drejtësi dhe aksionin e pritshëm opozitar. “Edi Rama do të largohej brenda dy javësh, por protesta për këtë duhet të jetë e qëndrueshme”, tha ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. po ty nuk te interedon cfare behet ne valbone apo ti je tipik karaduz e merresh me probleme te medhaja.turp apo ku ke turp ti je njesoj ei rama

  2. “Dy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë provincialë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, menduan se mund të mundnin politikën amerikane dhe atë gjermane, me vobegtësinë rurale të mendjes së tyre, dhe me paratë e vjedhura mbi varfërinë e imponuar të shqiptarëve.
    Tani ata falimentuan. Bashkimi i tyre me Gjykatën Kushtetuese i diskreditoi fare, se e menduan Uashingtonin dhe Berlinin si dy fshatra të krahinave te tyre, që rrinë karshi-për-karshi. Tallja që iu bëri Angela Merkel, i detyron të mos dalin dot më në hapësirë pamore. Humbën pa fare dinjitet se, edhe si vjedhës, kalamaj ishin – njëlloj si vjedhësit e xhepave. Dhe në këtë lojë rrugaçësh, futën dhe Gjykatën Kushtetuese.” Si do ti pergjigjesh avocatit Ngjela ti o sali , pa leri ato. Njihesh si KRYEKRIMINEL nga te gjithe, brenda dhe jashte vendit. Si do t’ja besh me gjithe ato prona qe ke vjedhur? Parate edhe i meshef, po pronave si do tja besh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, ja përgjigja e Edi Ramës

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve të shumtë, kanë ...