Vjen "koha pranverore", ja si ndryshon ora të dielën

Soft

ndrrimi-ores4Këtë të diel, dita do të zgjatet me një orë. E diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 30 mars ku akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të muajit tetor.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

ME TE LEXUARAT