Pritet “tërmet” në qeveri gjatë këtij muaji, ja më të rrezikuarit

Kliko per me shume info

qeveria-kosoveRiformatimi i Qeverisë pritet të nisë këtë muaj. Partnerët e koalicionit qeveriës tashmë janë dakorduar për nisjen e këtij procesi, përderisa partitë opozitare riformatimin e vlerësojnë të padobishëm dhe kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit

Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor. Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Kliko per me shume info

Pavarësisht kësaj, deputetë të PDK-së thonë se ende nuk është biseduar për një riformatim të mirëfilltë, sado që siç shprehen ata, e përkrahin një gjë të tillë. E deputetët e LDK-së, duke e cilësuar riformatimin si të drejtë ekskluzive të kryeministrit, shprehen optimistë se ky veprim do të ndodhë.

Megjithatë, partitë opozitare nuk e shohin dobiprurës reformatimin edhe nëse ai realizohet. Madje, ato mendojnë se një gjë e tillë do të bëhej vetëm për interesa politike dhe shpërqëndrim të vëmendjes nga dështimet e qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.