Ndjekje si nëpër filma në Shkodër, 30-vjeçari braktis makinën me 3 thasë drogë

mitsubishi-droge-shkoderNjë 30-vjeçar nga Shkodra ka tentuar të transportojë lëndë narkotike me automjetin tip “Mitsubish” në Shkodër, por është pikasur nga Policia, e cila i ka bërë shenjë që të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit.

Si pasojë, patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje shtetasit me inicialet K. Q., banues në Shkodër.

Ai ka shtuar shpejtësinë dhe pas disa minutash ndjekje, ka braktisur mjetin, ku janë gjetur 27 kilogramë kanabis.
Menjëherë, uniformat blu janë vënë në kërkim të tij. Në lidhje me këtë ngjarje ka përfunduar në pranga shtetasi Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Ky i fundit është pronar i mjetit dhe ia kishte dhënë me qira 30-vjeçarit të shpallur tashmë në kërkim.

“Nga kontrolli dhe këqyrja që i është bërë automjetit tip “Mitsubishi” me targë “AA 193 NL”, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm janë bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, pasi automjeti është në pronësi të Aleksandër Malaj dhe ja kishte dhënë me qira shtetasit K.Q., i cili dyshohet se ishte dhe drejtuesi i mjetit në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...