Partizani- Skënderbeu, policia “blindon” Elbasanin

rama-berisha-elbasanarenaPërballja e së dielës, mes Partizanit dhe Skënderbeut, në “Elbasan Arena”, ka detyruar policinë e këtij qyteti të marrë masa drastike. Kështu pas orës 15:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265 punonjës policie. Policia bën thirrje që të gjithë tifozët
të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarë do lloji), fishekzjarrë monedha apo metale, çelësa të ndryshëm.

Në të kundërt, thotë policia, nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, do të jenë të mbyllura.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

antonio-rudiger

Dikur shiste çorape, sot futbollist fenomenal

Futbollisti fenomenal i Romës, Antonio Rudiger mësohet se më parë ka shitur ...