12 kg eksploziv për ndërtesën buzë liqenit, dëmtohen edhe banesat përreth

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shkatërroi sot me shpërthim të kontrolluar objektin 4-katësh që kishte një sipërfaqe prej rreth 1500 metra katrorë.

Objekti ndodhej në breg të liqenit në qendër të Belshit dhe u shemb për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Per shperthimin u perdoren 12 kg eksploziv, por ka pasur edhe dëmtim te xhamave te ndërtesat rrotull.

Projekti për rikualifikimin urban përfshin të gjithë qendrën e qytetit të Belshit ku është parashikuar që buzë liqenit të ndërtohet shëtitore dhe një hapësirë publike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. tamam si sarajet e lul-ziut ne ujin e ftohte ne Vlore, …..plakushi dixhital nuk po thote gje per xhamat e thyer perreth?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Turqia fut gjuhën shqipe në kurrikulat e gjimnazeve

Duke filluar nga shtatori, kur nis viti i ri akademik në Turqi, ...