Shuhet në jetën 80-vjeçare shkrimtari i mirënjohur, ja për kë bëhet fjalë (Foto)

Kliko per me shume info

UntitledNdërron jetë në moshën 80-vjecare shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço. MËsohet se shkrimtari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. I lindur më 29 shtator të 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, Teodor Laci ka lënë shumë pas në historinë shqiptare. Paraditen e nesërme në nder të tij, për t’i dhënë lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se do të mbahen në Ministrinë e Kulturës.

Edhe pse studioi agronomi në Universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.

Kliko per me shume info

Laço është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.