“Lufta e Ftohtë”, NATO rrethon Rusinë

nato-rusiPërshkallëzimi i manovrave ushtarake nga ana e Rusisë ka detyruar Perëndimin të tregojë forcën e të ndërmarrë një fushatë stërvitore në Europën Lindore, më e madhja që prej periudhës së Luftës së Ftohtë.

Vendet anëtarë të NATO-s do të dërgojnë trupa shtesë në vendet balltike. 800 trupa britanike pritet të zhvendosen në Estoni, ndërsa tanke e avionë luftarakë nga batalioni mbretëror dhe ai rumun do t’u shtohen trupave të NATO-s në Poloni.

Operacionit ushtarak pritet t’u shtohen edhe vende si Franca, Danimarka apo Italia. Rreth 4 mijë trupa janë zhvendosur tashmë në Poloni, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto lëvizje të Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë si qëllim t’u paraprijnë tentativave të Moskës për të rimarrë nën kontroll ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, siç ishte rasti i Krimesë në 2014-ën, shkruan Daily Mail.

Këto zhvillime që hapin skenaret e një Lufte të Ftohtë të mirëfilltë, vijnë një ditë pasi Rusia publikoi fotot e raketës bërthamore “Satan 2”, një armë e aftë të shkatërrojë një vend sa Franca dhe 2000 herë më e fuqishme se bomba atome e Hiroshimës.

Demostrimi i raketës “Satan 2”, vjen disa ditë pas paradës së flotës ruse në kanalin e La Manshit, që u cilësua si provokim nga britanikët dhe NATO.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...