Ja çfarë ndodh nëse e mbushni benzinë një makinë me naftë dhe anasjelltas!

nafteeeDikur pompat e benzinës dhe të naftës në stacionet e furnizimit publik ishin të ngjashme dhe kjo e bënte të shpeshtë gabimin e mësipërm, po edhe sot kur ato janë të dukshme dhe dallueshme vizualisht, gabimi nuk përjashtohet.

Pra pasojat janë të rënda, vecanarisht nëse në makinën me naftë kemi hedhur benzinë. Në këtë rast, gjëja më e mirë është që nëse e kapim shpejt gabimin, të mos e ndezim motorin, të thërrasim makinën tërheqëse dhe ta dërgojmë tek mekaniku, i cili e zbraz serbatorin dhe e pastron mire. Por nëse e ndezim motorin, kemi shkaktuar një dëm të madh tek motori. Nese normalisht ne një motor me naftë, karburanti i duhur lubrifikon sistemin e injeksionit, përkundrazi, benzina shkatërron shtresën lubrifikuese dhe në këtë rast dëmi përfshin shumë pjesë të mitorrit si: valvoa,pistoni, filtra të cilat duhet të zëvendësohen të gjitha.

Më i vogël është dëmi kur nodh e kunderta, pra kur në një motorr me benzin hedhim naftë. Në këtë rast, edhe nëse në serbatorin bosh kemi hedhur rreth 5 litra naftë, mjafton qe këtë ta mbushim plot dhe pastaj kur ai të jetë në gjysmë, të bëjmë edhe një mbushje tjeter plot, dhe e kemi kaluar lumin. Në rast se e kemi mbshur plot me naftë që në fillim, sic thamë edhe më lart, gjëja më e zgjuar do të ishte zavendësimi i karburantit, pasi në rast të kundërt vaji i naftës do të dëmtojë kandelat dhe filtrat, marmitën katalitike dhe përzierësin e ajrit me karburantin./indeksonline

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

besim-fetar

Sondazhet tregojnë, njerëzit e këtij besimi fetar janë më të lumturit

Së fundmi është bërë një sondazh për njerëzit më të lumtur sipas ...