Ja ku po e kalojnë muajin e mjaltit Elia Zaharia dhe Princ Leka

princiiiiNipi i ish-mbretit shqiptar Ahmet Zogu, Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zahara, po bëjnë muajin e mjaltit në Spanjë, njofton portali spanjoll “hola.com”.

Sipas këtij burimi, fill pas dasmës në Pallatin e Brigadave, ku ishte e pranishme edhe Mbretëresha e Spanjës, Sofia, çifti shqiptar u nis për në Palma de Majorka (Mallorca). Ndoshta Mbretëresha Sofia u ka folur për virtytet e ishullit të saj të dashur dhe u ka dhënë disa adresa të dobishme të vendeve, që nuk duhen humbur gjatë vizitës në Palma. Gjatë qëndrimit të tij prej disa ditësh, ata kanë bërë takime me familje të vjetra aristokratike, qeverinë rajonale dhe industrinë e turizmit: “Kemi pasur rast të promovojmë turizmin shqiptar dhe mundësitë që Shqipëria ofron”. Nga ana tjetër çiftit i ka lënë përshtypje të madhe Palma de Majorka.

“Është ishull i mahnitshëm dhe njerëz të mrekullueshëm. Ndiem dashuri në çdo moment”, citohet të ketë thënë çifti i ri. Muajin e mjaltit do ta vazhdojnë në Madrid, ku do të marrin pjesë në disa mbrëmje me njerëz VIP.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Cekja i Beratit përfundon në spital, e quan Ermal Mamaqin ‘l….qe’

Ermal Mamaqi ka shpërndarë një video të shkurtë në profilin e Instagramit ...