“Pranverë” në mes të tetorit, shijoni ditët me diell deri …!

moti4Edhe gjatë ditës së premte, kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë ultësirën Perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë orëve të natës.

Kliko per me shume info

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 27 apo 28 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here