Shijoni diellin në fund të tetorit, ja moti për sot

moti4Kushtet e qëndrueshme të motit do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë prezent. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në zonat malore.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshime të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe verilindja ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...