Diell pranveror në prag të dimrit, ja moti për sot

moti4Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e motit të kthjellet në të gjithë territorin e vendit, por në zonat malore lindore do të ketë herë pas here kalim të vranësirave të lehta.

Edhe pasditja do të vijojë me të njëjta kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në vend, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale, ndërsa rritje me 2 gradë e temperaturave parashikohet në orët mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga veriperendimi duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...