Parashikimi i motit, pritet një pasdite e bukur

12
Kliko per me shume info

moti2016Orët e para të mëngjesit do të mbeten me vranësira dhe shira në vendin tonë, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurtra me kthjellime.

Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në veri dhe qendër duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat jugore dhe juglindore. Gjatë orëve të vona të natës do të ketë largim të vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here