Furtunë në mbarë vendin, rikthehen rrebeshet e shiut, frikë për përmbytje

Aktualitet

shiu-prizreni-rrebeshVranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së sotme,ku herë pas here do të jenë intensive. Më problematike situata do të paraqitet për zonat veriore dhe ato qëndrore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë, ku sërish problematike situata do të jetë në veri dhe qendër të vendit duke rrezikuar përmbytje. E njëjta situatë meteorologjike parashikohet edhe gjatë orëve të natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit do të mbetën konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.

ME TE LEXUARAT