Shiu "ulet këmbëkryq" në Tiranë, përgatituni për ...!

Aktualitet

moti-shiGjatë orëve të mëngjesit i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshem, ku më problematike situata do të paraqitet në veri dhe qendër  pasi shirat do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, herë pas here do të ketë rrebeshe.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira, por intensiteti i tyre do të jetë më i dobët, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Në  orët e mbrëmjes do të ketë pauz të shirave për tu ri-kthyer sërish gjatë orëve të vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie më të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugperendimor, për pasojë deti do të gjenerojë dallgëzim 5 ballë.

ME TE LEXUARAT