Lajm i keq për motin në Kosovë, ja çfarë pritet nga pasditja e sotme

shiu-prizreni-rrebeshNga pasditja e së mërkurës Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar ndryshim të kushteve meteorologjike.

Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufoma-prishtine

Një person qëllohet me armë në Prishtinë

Një persona është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar për ...