Përkeqësohet situata në Tiranë, uji rrëmben dy mjete, rrezikojnë jetën 10 persona

permbytje-tiraneMoti i keq me të cilin po përballet vendi prej dy ditësh gati sa nuk ka shkaktuar tragjedi.

Në orët e para të mëngjesit një furgon u mor nga rrjedha e lumit në periferi të Tiranës në Zallbastar. Shoferi arriti të shpëtojë. Ndërkaq një ngjarje e ngjashme raportohet në Gramsh. Një mjet fuoristradë “Land Rover” me targa AA 649 AK është rrëmbyer nga rrjedha e lumit të Gribës ndërsa transportonte 9 persona nga fshati Grazhdan për në Gramsh.

Kliko per me shume info

Pasagjerët kanë dalë menjëherë por shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta për shkak të nivelit të ujit. Fatmirësisht një tjetër banor që po lëvizte me kamion ka ndërhyrë duke e shpëtuar drejtuesin e mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.