Motër e vëlla humbin jetën në aksident

aksidenti-kosoveNë aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gracë të Vogël të Lipjanit kanë humbur jetën dy persona. KosovaPress mëson së të vdekurit në këtë aksident janë vëlla e motër, Riad dhe Gentiana Emini, 19 dhe 22 vjeç.

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me aksidentit në të cilin ishin të përfshira tri automjete në lëvizje, automjeti Mercedes që drejtohej nga i dyshuari, automjetit WV Golf V që drejtohej nga viktima dhe automjetit KIA CEED që drejtohej nga viktima.

Sipas Policisë , si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit Mercedes dhe një pasagjere –viktima anë pësuar lëndime të rënda dhe nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë pasagjerë katër meshkuj dhe një femër, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22-vjecarit nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka arrestuar një dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit ...