Mos ma prek Valbonën! Artistët koncert protestë mes Apleve

mos-ma-prek-valbonenKryeqendra e Lugines se Valbonës ka mbledhur sot artistë të shumtë të mbështetur nga qindra të rinj vendas, ne nje koncert-proteste ndaj projektit te HEC-eve ne kete zone.

Artiste dhe qytetare nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë stacionuar sot në qendrën e Parkut Kombëtar me një qëllim të përbashkët: Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të HEC-eve!

Koncerti protestë i organizuar nga artistet Eda Zari e Elina Duni, përkrahur më pastaj nga rok-bendi i famshëm kosovar Jericho, Genc Salihu, Dj Oda, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Kamela Islamaj, Marsela Cibukaj, Emilian Dhimo, Ermal Rodi, Olsa Papalindi e Alban Nimani, nisi rreth orës 16:00 dhe do të vijojë deri në 18:00.

Parku Kombëtar i Valbonës në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës dhe ka një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...