Montolivo reagon ndaj tifozëve që i uruan vdekjen

montolivoMesfushori dhe kapiteni i Milanit nuk është lojtari i preferuar i tifozerisë ‘rossonere’. Ricardo Montolivo ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Spanjës dhe do të mungojë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në këto ditë të vështira që po kalon kapiteni i Milanit, ai është duke marrë shumë urime për shërim sa më të shpejtë. Megjitahtë në adresën e tij kanë ardhur edhe disa shkrime, ku njerëzit i uruan vdekjen.

Kliko per me shume info

Rreth këtyre fjalëve ka reaguar Montolivo. “Ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që keni ndarë këtë dhimbje me mua… tifozë, kolegë, profesionistë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ishte shumë e bukur që në këtë periudhë stresuese për mua, të kisha mbështetje kaq të madhe nga ana juaj”.

“Gjithashtu dua t’u shpreh dashuri edhe atyre që më uruan, të lëndoja gjurin, të këpusja të gjithë ligamentet dhe gjithashtu të vdisja… me shpresën se jeta do t’iu mundësoj që të rriteni në aspektin njerëzor dhe të tregoheni më humanë”, ka thënë Montolivo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.