Mbani mjekun larg! Ky frut parandalon kancerin e zorrës së trashë

molla_8808Molla ka koncentrat anti-oksidues të shëndetshëm, dhe kjo ishte e njohur prej kohësh.

Por falë një kërkimi të fundit të një ekipi ekspertësh të Universitetit të Salernos, në Itali, u zbulua mënyra se si disa nga molekulat e frutit kanë veti kundër tumoreve, duke vepruar në qelizat e sëmura.

Në literaturat mjekësore dihej prej disa vitesh se lëngu i Mollës ka efekte parandaluese ndaj kancerit të zorrës së trashë, por ajo që kishte mbetur mister deri sot ishte mekanizmi molekular, ose më saktë mënyra se si elementët ushqyes të mollës veprojnë kundë tumorit.

Kërkuesit italianë analizuat tre lloje mollësh, dy lloje të ndryshme të kuqe, si edhe të verdhën. Ata shpjeguan se pas kërkimeve dolën në përfundimin se, elementët ushqyes të këtyre mollëve ndalonin veçanërisht dyfishimin e ADN -së në qelizat kancerogjene të zorrës së trashë, duke penguar kësisoj rritjen e masës tumorale.

Gjithashtu, rezultoi se disa nga proteinat në të cilat elementët kimikë të mollës veprojnë janë të njëjta me ato të disa të medikamenteve antitumorale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Keni menduar se është aktrim? Në këto filma aktorët kanë kryer marrëdhënie në të vërtetë

Nëpër filma jemi mësuar të shohim skena të nxehta, por gjithmonë jemi ...