Flet ish-presidenti i Shqipërisë: Rama kishte të drejtë në Beograd kur foli për Kosovën

22
Kliko per me shume info

moisiuIsh-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, deklaroi se ato që tha Edi Rama në Beograd, duhet t’i bëjë çdo lider i rangut të tillë, i cili e ka për detyrë t’i mbroj të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Këto deklarata të Moisiut, vijnë pas debateve të ashpra që janë hapur pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Moisiu në një intervistë për “KosovaPress”, tha se ato që ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare nuk krijojnë probleme.

Kliko per me shume info

“Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme. Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë. Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet t’i dal në mbrojtje njëri tjetrit”, tha ish-presidenti i Shqipërisë.

Moisiu tha se edhe ai gjatë vizitave në Beograd, gjatë kohës sa ishte president i Shqipërisë, kishte folur pothuajse të njëjtat gjëra në përmbajtje.

“Organizuam një takim në Serbi me të gjithë presidentët e rajonit. Në një konferencë shtypi në fund të takimit unë fola, jo si Rama se është 10 vjet më përpara, por të njëjta gjëra mund të them në përmbajtje”, tha Moisiu.

E sa i përket diskutimeve të ditëve të fundit rreth raporteve Kosovë – Shqipëri, bashkimit apo jo të dy shteteve shqiptare, Alfred Moisiu tha se bashkimi mes dy vendeve bëhet në shumë rrugë. Ndërsa kujton opinionin se bashkimi i duhur ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka ecur si duhet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here