Futbollisti Luka Modrid ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.
Faqja zyrtare e ekipit madrilen ka njoftuar se Luka Modric ka nënshkruar kontratë të re me klubin, deri në vitin 2020.
Javën e kaluar kontratën me Realin e ka zgjatur edhe Toni Kroos. Këtë rrugë pritet ta ndjekin edhe Gareth Bale, Cristiano Ronaldo e Pepe.