Ministria e Jashtme Greke: E papranueshme prishja e shtëpive të minoritarëve në Himarë

ministria-grekeNë një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e saj zyrtare Ministria e Jashtme greke thekson se ndjek me shqetësim të veçantë ngjarjet që zhvillohen në Himarë ku 19 familje të minoritetit grek janë paralajmëruar se kanë afat vetëm 5 ditë për t’u larguar nga shtëpitë e tyre të cilat do të shemben.

Është e papranueshme thuhet në deklaratë që kryebashkiaku Goro ka firmosur fletë-lajmërimet të cilat u janë dorëzuar pronarëve të shtëpive pikërisht në ditën e festës kombëtare të Greqisë.

Ministria e Jashtme greke thekson se organet shqiptare duhet të anulojnë menjëherë shembjen e këtyre shtëpive dhe të bashkëpunojnë me pronarët e tyre për restaurimin e Himarës.

“Mbrojtja e të drejtave të pronës si dhe të drejtave të minoritetit përbën një pjesë e pandarë e pesë kushteve që ka vendosur BE për fillimin e negociatave integruese të Shqipërisë në familjen europiane”, vazhdon më tej deklarata.

“Ndaj nëse Shqipëria dëshiron sinqerisht të integrohet në BE do të duhet të provojë me vepra se funksionon si shtet i së drejtës duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e gjithë banorëve të saj pavarësisht prejardhjes së tyre kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Duke përfunduar deklaratën, Ministria e Jashtme thekson se Ambasada greke në Tiranë ndjek vazhdimisht gjendjen dhe ndodhet gjithnjë përkrah minoritarëve ndërsa ka njoftuar edhe organet përkatëse shqiptare në nivel të lartë dhe organizmat ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...