Ministri i Financave Ahmetaj: Ja sa do rriten pagat e mësuesve

ahmetaj2016Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se qeveria ka vendosur të rrisë pagat e mësuesve, ashtu sikurse edhe të gjithë punonjësve të administratës dhe pensionet.

Gjatë një takimi publik me punonjës të sistemit arsimor, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, ministri Ahmetaj tha se rritja do të jetë mesatarisht 10 %. Për herë të parë, tha ai, do të kalojë në rritje reale, rritja në 2009-2013 nuk e kapi dot nivelin e inflacionit.

“Rritja e pagave e pensioneve në të kaluarën, janë bërë me rritje borxhi. Rritja e pagave e pensioneve kanë krijuar më parë borxh në kurriz të fëmijëve”, u shpreh ministri, duke shtruar se për herë të parë në vitin 2017, rritja e pagave dhe pensioneve nuk krijon borxh të ri.

Përkundrazi, vijoi Ahmetaj, ne do ta ulim me të paktën 1 % borxhin publik në 2017.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

oshee-2016

OSHEE: Ja shkaku u ndërprerjes së dritave në ndeshjen Partizani-Tirana

OSHEE me anë të njuë deklarate, ka sqaruar se ndërprerja e energjisë ...