Minatorin e zë poshtë masivi shkëmbor, me helikopter nga Bulqiza drejt Tiranës

Aktualitet

minator-galeriNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në galeritë e minierës së Bulqizës. Shkëputja e një masivi shkëmbor ka zënë poshtë minatorin Artan Gjeka, i cili ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin.

Mësohet se 28-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mjekët e spitalit në fjalë kanë kërkuar që ai të transportohet me helikopter drejt Tiranës. Nga momenti në moment pritet që helikopteri të kryejë transportimin e minatorit drejt kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT