Letër 12-vjeçares, Michael Jackson shokon!

michael-jacksonNjë tjetër femër, e cila pretendon se është abuzuar nga Michel Jackson kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe dhe më pas u pagua me 900.000 dollarë për të mos treguar, ka akuzuar hapur këngëtarin.
Gruaja, e cila ka ngritur një padi me emrin Jane Doe, ka treguar një koleksion shkrimesh, të cilat pretendon se ia ka dërguar këngëtari pasi ka abuzuar seksualisht me të.Në letrat e dërguara, të shkruara me shkrim dore, Jackson shprehet se e do shumë dhe është i çmendur pas saj. Secila prej letrave është e firmosur me emrin Michael ose MJ.“Fotografia jote e Shën Valentinit ishte shumë origjinale dhe e ëmbël.
Të dua kaq shumë dhe sa më shumë flas me ty aq më shumë dashurohem. Çmendem pas teje. Me shumë dashuri Michael, Mbreti i Monopolit”, shkruhet në një prej letrave të publikuara nga Daily Mail.Përveç letrave, gruaja ka zbuluar edhe disa çeqe që tregojnë se këngëtari i “Billy Jean” i ka dërguar asaj pará.
Viktima e këtij abuzimi seksual, tashmë 40-vjeçe, pretendon se Jackson nisi të abuzonte me të që prej vitit 1986 kur ajo dhe nëna e saj vizituan vilën e tij Hayvenhurst si turiste. Ajo ka treguar gjithashtu se ai ka abuzuar rregullisht me të deri në moshën 15-vjeçare.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

emilyyy

Emily tregon format me të brendshme të bardha

Ajo eshtë një nga modelet më të bukura në botë dhe Emily ...