Ilir Meta: Garanci për qeverisje me PS deri në 2017, më pas….!

meta2016Ilir Meta tha sot se eshtë ende herët për të thënë nëse LSI do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas kryetarit të saj, Ilir Meta, e sigurtë është se partia që ai drejton do të jetë një garanci më shumë për stabilitetin e vendit.

“Angazhimi ynë për konsensus për Reformën në Drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme”.

Deklaratat Kreu i LSI-së i bëri gjatë një takimi me strukturat në Durrës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vlahutin: Vetting-u, çelësi për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e BE në Shqiperi, Romana Vlahutin, theksoi sot se ligji i ...