Meta kundër Ramës për “plehrat”: Mjedisi u takon të gjithëve, jo konsensus për gjithçka!

meta16Kryetari i LSI ka folur sot për një sërë çështjesh të rëndësishme në vend gjatë një takimi partiak. Ilir Meta la të kuptohet se është terhequr nga ligji i mbetjeve pas kthimit të ligjit në Kuvend nga Presidenti i Republikës. “Nuk kemi pse të miratojmë ligje konfliktuale dhe që ka dyshim në publik për to”, tha Meta, duke shtuar se “zgjidhja është konsultimi me direktivat e BE-së”.

Një pjesë nga fjala e tij

Meta: “Debati për ligjin për mbetjet është i kuptueshëm, pasi ka një rritje të interesit qytetar për mbrotjen e mjedisit, në një vend si Shqipëria që kërkon të zhvillojë turizmin. Kemi insistuar për dialog me shoqatat e specializuara për 2 dekada në këtë drejtim. Nuk jam ekspert i mjedisit, por e kemi pranuar se duhen të marrim direktivat e BE. Nuk ka asnjë arsye përse të mos shterrojmë, të mos pranojmë një eksperiencë të thelluar të BE në këtë drjetim. Konfliktet për një çështje sensitive me një dyshim të perhershëm nuk janë pozitive.

S’jam naiv të besoj se për gjithçka do të kemi konsensusin, por besoj se çështja e mjedisit u takon të gjithëve. Ndaj nuk humbasim gjë nëse dialogojmë, marrim ekperienca. Qeveria nuk punon në kushte perfekte apo laboratorike, ka presione nga më ndryshmet, interesa…

Kemi dhe një klimë politike jo shumë konstruktive dhe të shendetshme”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...