"Mësuesit të vizitohen për shëndetin mendor"! Kërkohet ligj i ri nga deputetet

Aktualitet

mesuesittMësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional. Kështu shkruhet në draftin ligjor, dorëzuar në Kuvend nga tre deputete: Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Drafti synon identifikimin e mësuesve të dhunshëm, mësuesve me çrregullime mendore, me devijime të personalitetit, mësues pedofilë, maniakë etj., për t’u ndërprerë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Sipas propozimit të tyre, të gjithë mësuesit duhet të kalojnë në skanerin e psikiatrit, i cili do të bëjë një vlerësim e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlerësimi psiko-emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Mësuesit, të cilët në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtrojnë profesionin, kryejnë vlerësimin psiko-emocional, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Ky draft ende nuk ka hyrë për diskutim në komisionet parlamentare.

ME TE LEXUARAT