“Messi, lojtari më i mirë i 15 viteve të fundit”

messi-peleKur flitet për Pele dhe Messi, rivaliteti mes brazilianëve dhe argjentinasve zhduket menjëherë. Meritë e zgjuarsisë së idhullit të të gjithë tifozëve karioka dhe të klasit të pafund të numrit 10 të kombëtares “Albiceleste” dhe të Barcelona-s. Në fakt, falë urtësisë së tij, braziliani i ka shtrirë përsëri dorën pasardhësit të Maradona-s, për t’i dozuar skeptrin e më të fortit në botë: “Kush është lojtari më i mirë i 15 viteve të fundit? Pa dyshim Leo Messi, – ka thënë Pele.

– Mund të përmend emra të tjerë, por argjentinasi ka qenë ai që ka pasur më shumë vazhdimësi. Cristiano Ronaldo ka ardhur më mbrapa dhe mendoj se është si Ronaldo brazilian: një golashënues i madh. Por mendoj se Messi është diçka tjetër dhe se është më i forti nga të gjithë”.

Kliko per me shume info

Kjo nuk është hera e parë që “O’Rey” kurorëzon “Pleshtin”. Pas vendimit të yllit të Barcelona-s për t’u larguar nga Argjentina (fatmirësisht ka ndryshuar mendje), braziliani ka thënë se: “Është lojtari më i mirë në botë, pa dyshim. Penalltia e gabuar kundër Kilit në finalen e Kupës së Amerikës? Janë gjëra që ndodhin në futboll, vetëm ata që shkojnë te pika e bardhë mund të gabojnë”.

Një deklaratë kjo që është mbështetur edhe nga rivali i tij i përjetshëm Diego Armando Maradona: “Leo Messi është gjithsesi një fitues dhe në këtë moment duhet lënë i qetë”, ka thënë “Pibe de Oro” në atë kohë. Nga Brazili dhe Argjentina kalojmë në Spanjë ku Luis Enrique, pas fitores së thellë të Barçës kundër Celtic në Champions ka thënë: “Messi është futbolli. Është më i madhi i të gjitha kohërave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here