'Përgjohet' WhatsApp i Hafizit dhe Blushit, si u “përzunë” nga vendet e tyre në Kuvend

Politikë

sms-teKamera e INTv ju sjell ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ku diskutojnë vendimin e marrë për t’i nxjerrë në fund të rreshtit. Mesazhet janë shkëmbyer në një seancë ku Ben Blushi nuk kishte ardhur ende në parlament, ndërsa Hafizi i ankohet se duan t’i spostojnë afër deputetes Mesila Doda, që gjithashtu ju largua Partisë Demokratike për të iu bashkuar PDIU.

Më tej Blushi përpiqet të ngushëllojë Hafizin për gjestin e ulët që kanë bërë socialistët sipas tij duke e lëvizur nga vendi që mbante prej 3 vitesh në Kuvend. Por duket se inatet brenda PS janë edhe më të thella me dy të ikurit, pasi Hafizi aludon se do ta marrë fjalën në foltoren e kuvendit vetëm kur të doje Valentina Leskaj që drejtonte atë ditë seancën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse në media u fol se Blushi dhe Hafizi u larguan nga kolegët socialistë për të përligjur edhe largimin nga PS, në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Ikja e tyre u shoqërua edhe me reagimin e shumicës që preferoi t’i kishte larg grupit të deputetëve edhe si karrige jo vetëm si mendim

ME TE LEXUARAT