Meksikë, qëllohet për vdekje gjyqtari i “El Chapo-s”

elchapoGjykatësi federal që ka pasur në shqyrtim disa çështje të lordëve të drogës në Meksikë, përfshirë atë të “el Chapo-s”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij ndërsa kthehej nga vrapi.

Pamjet filmike të transmetuara nga mediat lokale tregojnë se një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pas koke 37-vjeçarin Antonio Bermudez Zacarias.

Kreu i Gjykatës Supreme të vendit, Luis Morales bëri një deklaratë ku konfirmonte vdekjen e Zacarias e iu bënte thirrje autoriteteve të hetojnë mbi ngjarjen.

Joaquin “el Chapo” Guzman, shefi i kartelit të rrezikshëm të Sinaloas, konsiderohet nga Departamenti amerikan i Thesarit si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.

Ekzekutimi i gjyqtarit që trajtonte çështjen e tij vjen në një moment kur për narko-bosin po vendoset për ekstradimin e tij në SHBA.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...