“Spanja mund Shqipërinë hermetike … Berisha gabim të tmerrshëm …!”

shqiperi-spanje166E përditshmja sportive spanjolle “AS’ hapet me titullin “Spanja hap murin”, duke iu referuar mbrojtjes së ngjeshur shqiptare. “Me durim dhe me lojë nga krahët u mund Shqipëria hermetike”, shkruhet në këtë artikull.

AS titull

Kliko per me shume info

Ndërkaq, e përditshmja sportive nuk ka dyshime se kush ishte protagonist i kësaj fitoreje. “Si të mos largosh një top, Berisha i fali golin e 1-0 Spanjës”, shkruhet në një tjetër artikull të “AS”.

AS

“Marca” e cilëson si “Goditje me autoritet” të kombëtares spanjolle, ndërsa thekson se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme në transfertë.

Marca ndeshja

Në Itali, e përditshmja “La Gazzetta Dello Sport”, i kushton hapësirë ndeshjes, duke i vendosur titullin “Spanja ecën krah për krah me ne, muri i De Biazit mban vetëm 55 minuta”. Në brendësi të shkrimit theksohet gjithashtu gabimi i Berishës te goli i parë.

gazzetta

“Spanja thyen De Biazin, 2-0 ndaj Shqipërisë”, shkruhet në portalin e “Sportmediaset”, ku theksohet se në këtë ndeshje Spanja nuk u ndesh me asnjë problem.

Sportmediaset

“Diego Kosta dhe Nolito, Spanja në krye të grupit të të kaltërve”, shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

tuttosport

“Spanja, e qetë”, shkruan francezja “L’Equipe”, e cila thekson se si spanjollët dominuan pa probleme në Shkodër.

lequipe

“Spanja fitoi ndaj Shqipërisë për t’i marrë vendin e parë në grup”, komenton portali gjerman “Kicker”, në përmbledhejen e të gjitha ndeshjeve të natës së të dielës.

Kicker

E përditshmja angleze “Daily Mail” nuk ngurron ta cilësojë një “gabim të tmerrshëm” atë të Berishës në artikullin e saj për ndeshjen ku thekson se Shqipëria po i bënte ballë iberikëve deri në largimin e gabuar të topit nga portieri shqiptar.

Daily Mail

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.