Mbahen homazhet e Teodor Laços, mban fjalim Berisha, ja çfarë thotë…

Sali-Berisha-2-300x218Kanë nisur homazhet në shenjë respekti dhe nderimi për shkrimtarin dhe diplomatin Teodor Laço, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Homazhet po zhvillohen në hollin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa Laço do të nderohet nga një sërë personalitetesh nga bota e artit, kulturës, por edhe politikës. Kështu, i pranishëm në homazhe ishte kryeparlamentari Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërië. Mësohet se deri në orën 12:00 do të vijojnë homazhet, ndërsa më pas trupi i pajetë i Laços do të udhëtojë drejt Korçës, vendlindjes së tij, qytet që la amanet të prehet.

Berisha: Humba një mik të çmuar. Do kujtojmë zërin e tij të fuqishëm
I pranishëm në homazhet në ndër të Teodor Laços ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Deputeti I djathtë shprehu para mediave se vdekja e Laços ishte një humbje e madhe për botën e kulturës, por edhe politikën. Ai theksoi se sot kishte humbur një mik të mirë, një intelektual I zot që fliste me zërin e arsyes.

“Teodor Laço është një humbje e madhe për botën e kulturës, artit të letrave dhe politikës, Laço ishte njëri prej shkrimtarëve më të shquar të vendit, një nga intelektualët më të formuar. Një nga politikanët më të urtë. Zëri I tij, ishte zëri i arsyes. sot, ndofta kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të pëlqyera në vitet e diktaturës nga mbarë shqiptarët siç ishte ajo ‘Shi në plazh’. Sot kanë kaluar vite, por njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të intelektualit Laço. Teodro Laço është shkrimtari ndofta që i thuri himne më të bukura Korçës dhe korçarit. ndaj ai zë një vend të ndritur në letërsi. Ndihem I lënduar se kam humbur një mik të çmuar.”, tha Berisha./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

DiCaprio garon për Oskar me ish këshilltarin e Putinit

Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i ...