Rrëfehet Matilda Makoci: Me Edi Ramën s`kam mardhënie, Gregori iku keq nga unë

aktorjaaEmisioni “Exclusive” në Top Channel i ka kushtuar një puntatë rikthimit të Matilda Makoçit. E pyetur se çfarë ndjeu kur u kthye pas 25 vitesh ajo tha se më shumë u emocionua se si do të shkonte interpretimi.

“I kam munguar skenës për arsyet e mia personale. Tani, pas 25 vitesh u riktheva. Emocioni më i madh që ndjeva ishte ai në raport me interpretimin, jo se më mungonte publiku”, – tha ajo.

E pyetur se cili rol ishte ai që donte më shumë, Matilda Makoçi tha se të gjitha rolet kishin ndikuar tek ajo duke veçuar, filmin “Të mos heshtësh”.

“Të gjitha rolet janë njëlloj për mua sepse edhe numri i filmave nuk është shumë i madh. Sepse i ndjej afër në raport me njëri-tjetrin. Megjithatë rolet që kam pasur janë role dinjitoze. Emocionet për të gjitha rolet janë të fuqishme. Të gjitha janë të dashura, por natyrisht filmi ‘Të mos heshtësh’ është një film që më ka emocionuar dhe më ka futur në aktivitet më shumë se të tjerët”., – shtoi ajo duke theksuar gjithashtu se nuk mund të veçonte asnjë partner nga rolet që ka luajtur në filma.

Matilda rrëfen edhe shkëputjen nga skena si edhe divorcin me Ramën.

“Isha shtatzanë dhe pas lindjes nuk munda t’i rikthehem rolit. Nuk kisha më kushte për të dalë në rol. Iu përkushtova shtëpisë. Me Gregorin kam qenë deri para dy tre vitesh kur u shkëput prej meje. Nuk më pëlqeu që u shëput prej meje. Kam qenë e detyruar dhe për këtë arsye e kam lejuar që të rrijë më vete dhe shpresoj që të ketë kënaqësinë e kësaj mënyrë jetese”, – tha ajo.

Sa i përket divorcit me Ramën dhe raportin me atë, ajo e komenton me një fjali: “Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe e shoh që të gjithë njerëzit e duan”, – tha Makoçi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Mbreti i Shqiptareve

    Kush e do ate pusht?! E varferoi, e grabiti dhe shkaterroi popullin shqiptar. Mallkuar qofte ai dhe gjithe rrethi i tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reperi shqiptar bie ‘pre’ dhe degjenerohet, publikohen bisedat intime

Reperi shqiptar bie ‘pre’ dhe degjenerohet, publikohen bisedat intime (+18)

Reperi i njohur 2 Ton kohë më parë është spekuluar se kishte ...