Masakër në Valbonë, Kikia: Makutëria që po shkatërron Shqipërinë duhet të ndalet

masaker-valboneNga Mentor Kikia
Ka shumë çështje për të cilat duhet, jo të bërtasësh por të ulërish. Por shkatërrimi i parqeve kombëtare është një maskaradë e pashembullt, që meriton çdo reagim e çdo veprim për tu ndalur. Këto janë fotot që i huazova nga postimet e kolegëve, njerëzve të alarmuar nga ajo që po ndodh në Valbonë, një nga 3-4 mrekullitë më mahnitëse të natyrës në rajon. Makutëria e fitimit nuk ndalet. Makutëria e sipërmarrësve nuk pyet as çfarë prish, as çfarë i bën këtij vendi. Makutëria e ligjvënësve dhe qeverive gjithashtu. Dhe është një barbari që bekohet nga të gjitha palët politike.
Nën tuba Valbona është e vdekur. A vlen ajo më shumë e vdekur sesa e gjallë? A vlen më shumë energjia që do të pasurojë pronarët e 9 hidrocentraleve dhe ca padronë që i mbrojnë, sesa ajo natyrë që do ti shërbëjë brezave që do të vijnë? Ata që shkatërrojnë vendin tonë për tu pasuruar, i kanë vendosur shtëpitë dhe familjet e tyre në Austri e Zvicër, Këtu kanë vetëm lopën që e mjelin.
Unë nuk e di se cili politikan do të ketë kurajën të shkojë të kërkojë vota në Tropojë? Por në fakt ata duhen bërë që të mos kenë kurajë të kërkojnë votë asgjëkundi. As ata që i dhanë lejet as ata që nuk i anulluan. Vetëm pak kilometra larg Tiranës, mbrapa Dajtit, lumi Erzen po futet në tuba, që nga burimet e tij në malësinë e Shëngjergjit, pjesë e Parkut Kombetar të Dajtit i cili është park dhe vizitohet pikërisht për shkak të rrjedhës së ujit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...