Dhjetëra të vrarë në Akademinë e Policisë, ja ku ndodh masakra

Kliko per me shume info

pakistanTë paktën 58 kadetë dhe roje kanë humbur jetën pasi militantët sulmuan një kolegj në qytetin e Quetta të Pakistanit.

Tre persona, të veshur me jelekë me eksploziv u futën mëngjesin e së hënës në kolegj dhe morën pengje. Një operacion i gjerë i forcave të sigurisë zgjati për disa orë dhe në fund militantët u vranë.

Kliko per me shume info

Deri më tani asnjë grup ekstremist nuk ka marrë përsipër sulmin, megjithatë Quetta ka rënë pre e sulmeve të ngjashme nga separatistët dhe Shteti Islamik përgjatë viteve të fundit.

Me qindra u evakuuan ndërsa mediat në vend raportojnë për të paktën 3 shpërthime të fuqishme.

Në këtë Akademi Policie ndodheshin të paktën 600 studentë dhe shumë prej kadetëve që humbën jetën u vranë nga shpërthimet.

Ndërkohë, deri më tani raportohet për të paktën 100 të plagosur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here