Tronditëse, ekzekutohen 58 studentë dhe mbi 118 të plagosur

Kliko per me shume info

pakistan58 kadetë dhe një roje sigurie kanë mbetur të vrarë pas sulmit ndaj një akademie policie në Quetta të Pakistanit e 118 janë të plagosur.

Tre militantë me breza eksplozivi në trup hynë në shkollë mbrëmjen e së hënës ku morën me dhjetëra pengje.

Kliko per me shume info

Operacioni i forcave të rendit zgjati me orë të tëra, e në fund njëri nga agresoret u vra ndërsa dy të tjerët hodhën veten në erë.

Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e ngjarjes, por Quetta është bërë vitet e fundit skenë e një sërë sulmesh të ngjashme, disa vepra të separatistëve, të tjera të kryera nga militantët islamikë.

CNN thotë se pas ngjarjes në Kolegjin e Policisë së Balukistanit qëndron një grup i lidhur me Al Kaeden, i cili ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur minoritetin mysliman shiit të vendit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here