"Vollga", Manjani: Po heton Prokuroria, ja pse nuk jemi përfshirë!

Politikë

vollga16Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson se nuk ka një hetim nga Ministria që drejton në lidhje me vendimin për pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës.

Gjatë analizës vjetore, Manjani tha se për çështjen po heton Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka dashur të ndërhyjë për të krijuar idenë e konkurrueshmërinë.

Ai tha se janë bërë inspektime sporadike në lidhje me vendimin që ia kalon këtë pronë, e lidhur me emrin e Emiljano Shullazit.

Manjani: Në rastin e ish-hotel Vollgës, kemi bërë një inspektim, por kjo është një çështje nën hetim nga Prokuroria. Prokuroria po e heton këtë çështje dhe sigurish pjesë e hetimit janë edhe vendimmarrja e gjykatave. Ka pasur disa kontekste për vendimmarrjen e Gjykatës Administrative, të cilën ne e kemi verifikuar dhe nuk kemi gjetur ndonjë element të dukshëm për të filluar procedim disiplinor. Pikëpamja ime është që Prokuroria duhet të jetë e lirë në punën e saj. Po të filloj konkurrenca, do të cenoheshin hetimet.

ME TE LEXUARAT