Droga “mbyt” vendin, Manjani deklaratë të fortë: Të dalë ushtria …!

manjani16Gjatë analizës mbi punën një vjeçare në krye të dikasterit, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se nëse është e nevojshme në terren duhet të dalë edhe ushtria për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.

Sipas Manjanit për fat të keq ka një bindje që ky fenomen ekziston dhe për këtë duhet një reagim propocional dhe me këtë duhet të ndahemi tani që sapo ka filluar, pasi nëse ndodh më vonë do të jetë shumë e dhimbshme.

“Nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria të dalë nuk ka asgjë. Nga ky fenomen, o ndahemi tani o nuk ndahemi më, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e dhimbshme dhe kjo është përgjigje që duhet ta japim, e do dalë mënyra, nuk e ka në traditë askush në këtë vend të marrë damka të kësaj natyre. Ky nuk është biznes që siguron mirëqenie, por varfëri, kushdo që merret me këtë punë mbjell varfëri dhe kriminalizon shoqërinë, njësoj si piramidat financiare”- tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë është ndalur edhe te hetimi administrativ që është hapur për vendimin e Gjykatës së Durrësit nga gjyqtarja Joana Qeleshi, që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.

“Për sa i përket çështjes së gjyqtares në Durrës, i është bërë me dije procedura e inspektimit dhe më pas shkon në KLD”.

Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...