Mamurras, shkon në 1450 kg droga e sekuestruar, gjashtë në pranga

kanabis-foxhiaRritet sasia e droges se kapur ne Mamurras. Peshimi i kanabisit te sekuestruar ka rritur shifrat e dhena me heret nga policia.
Burimet zyrtare kane thene se me datë 25.10.2016 , nga Seksioni për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është finalizuar me sukses operacioni antidrogë ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 shtetas :

Gentian Pepmarku , 20 vjeç, banues në Mamurras

Artan Sallaku , 35 vjeç, banues në Mamurras

Kejvin Tuga, 18 vjeç, banues në Mamurras

Edmir Diva, 28 vjeç, banues në Mamurras

Osman Morina , 67 vjeç, banues në Mamurras

Gjelosh Vuksani , 53 vjeç, banues në Mamurras

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç , banues në Mamurras .

Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qera nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjesua me anë të djegies 1450 kg bimë e dyshuar narkotike cannabis- sattiva në proces përpunimi dhe tharjeje.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
* 1 pushkë
* 1granatë dore
* 1automatik
* Fishekë
* Ventilatorë për përpunim droge , dylbi , kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike .

Po në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit B.M. 51 vjeç, banues në Mamurras dhe Xh.D. 53 vjeç, banues në Mamurras me funksion elektriçistë , pasi në magazinën e gjetur është konstatuar e instaluar energji elektrike dhe nga verifikimet ka rezultuar se ishte lidhje e paligjshme dhe këta 2 shtetas nuk kanë bërë verifikimet e duhura

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ndroq-policia

Tiranë, policia: Ja cfarë ndodhi tek ish-restorant Durrësi, gjendet drogë në makinë, ikin autorët

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur diten e sotme ne Tirane ne ...