Mamurras, zbulohet një magazinë me 700 kg hashash, 5 persona në pranga

UntitledNjë magazinë plot me drogë është zbuluar në qytetin e Mamurrasit. Rreth 700 kg kanabis e futur në 15 thasë është gjetur në një magazinë në ish-ndërmarrjen e grumbullimit.
Dhjetëra forca policie kanë marrë pjesë në operacion, mes tyre Forcat Speciale nga Tirana, Forcat Operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sipas burimeve nga Policia e Kurbinit janë ndaluar deri në këto momente 5 persona, ndër ta edhe pronari i lëndës narkotike, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë në Lezhë e prej andej tek Krimet e Rënda në Tiranë. Kontrollet vijojnë në banesat e elementëve të dyshuar për veprimtari të tilla antiligjore./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...