Qeveria e Kosovës nxjerr në shitje kamionë dhe vetura, një makinë kushton 450 €

Ju mund të bëheni me veturë për vetëm 450€.
Ministria e Drejtësisë së Kosovës, përkatësisht Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar përmes ftesës për ankand publik ka nxjerr në shitje kamion dhe vetura, transmeton Express. Të interesuarit mallin mund ta shikojnë me datë: 21.10.2016, prej orës 10:00-11:00 në Depon e Agjencisë në fshatin Llukar KK Prishtinë.

Pasurit e konfiskuara ne këtë procedure shitje procedohen për shitje, me çmimin e cekur në dokumentin e mëposhtëm dhe gjendjen siç janë.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik të cilët marrin pjesë duhet që me veti të sjellin Certifikatën e regjistrimit të biznesit, kurse personat fizik kopjen e letërnjoftimit personal. Fitues do të jetë oferta e ofruar me çmimin më të lartë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kosovë, ngrihet akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për ...