Bënin gara “të cmendura” me makina luksoze në Tiranë, ja kush janë 5 të rinjtë

Kliko per me shume info

makinat-luksoze-tiranePolicia shoqëroi 5 drejtues makinash, më i riu 14 vjeç, si dhe automjetet e tyre sportive, pasi konstatoi se ishin duke garuar me super shpejtësi në Unazën e Re pranë Kopshtit Botanik, duke u kthyer në burim rreziku për drejtuesit e tjerë.

Të rinjtë kanë shfrytëzuar orët e mesnatës për të garuar në rrugë, por policia rrugore ka bërë të mundur ndalimin e tyre dhe shoqërimin në komisariat. Të shoqëruar janë, Thimjo.R 40 vjeç, Ergin.G, 18 vjeç, Aldo.A 14 vjeç,  A.K 16 vjeç dhe G.Z, 27 vjeç, të cilët garonin me mbi 150 km/h në orë.

Kliko per me shume info

Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen t’i kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës, drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentet verifikues me masë administrative.
FOTOT:

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here