Aksidenti, makina bie në ujërat e lumit Drin, shpëtojnë dy persona

polumbaret-reneaaNjë aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se një automjet ka rënë poshtë urës së Spatharit në zonën e Shkodrës, duke përfunduar në ujërat e lumit Drin.

Burime policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesja, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Spatharit, në Vaun e Dejës.

Dy persona kanë qenë duke udhëtuar me këtë automjet, të cilët kanë mundur të shpëtojnë pa dëmtime. Ata kanë dalë nga makina përpara se të binte në lumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here