Magazina me 1.3 ton drogë në Krujë, punëtorët e hashashit: Ja kush na punësoi

krimet-e-renda-565x423Gjykata e krimeve te rënda caktoi masat e sigurisë për 5 nga 11 te arrestuarit pas zbulimit të një magazine ku thahej dhe përpunohej kanabis në Derven të Krujës.

Për shtetasit Besmir Vathi, Ali Kuçi, Ferit Sula dhe Erjon Vathi, gjykata vendosi “Arrest me burg” deri në një vendim tjetër. Ndersa për 17 vjeçarin me inicialet E.Nikolla, me kërkesë të prokurorisë gjykata urdhëroi lirimin e tij nga qelia me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Kjo për shkak të moshës së re dhe faktit se ishte punësuar në magazinë për të krasitur gjethet dhe boçet nga kërcelli i bimës canabis sativa.
Para gjyqtarit Sandër Simoni, të dyshuarit dolën veçmas nga njëri-tjetri për tu njohur me akuzat e prokurorisë, ku shfajësuan vetën me faktin se ishin punëtor në magazinë, citon abcnews. Ata thanë se ishin punësuar nga Kujtim Rexhepi dhe dy kushërinjët Gjovalin dhe Gazmir Gjokeja për të bërë procesin e tharjes dhe krasitjen e gjetheve dhe paketimin e tyre në thasë.
Por pavarësisht shfajësimit, prokurori Gentian Trenova kërkoi që 4 punëtorët e arrestuar në kapanonin e tharjes së hashashit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Sipas akuzës, të dyshuarit nuk kryenin vetëm punën e krasitjes së bimëve narkotike por edhe të transportit, paketimit dhe ruajtjes me armë të objektit.
Për të dyshuarit e tjerë, Kujtim Rexhepi, Gjovalin e Gazmir Gjokea, Erald Bardhoku, Nilson Gega dhe Aurel Gjokea, gjykata do të zhvilloi seancat e vleftësimit të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë gjatë ditës së shtunë. Këta 6 të arrestuar, dyshohet se janë edhe personat kryesor të këtij rrjeti, që merrej me kultivimin dhe më pas trafikimin e hashashit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Burri hodhi gruan nga kati i katërt, pas gjyqtarit, nën akuzë edhe Përmbarimi i Fierit

Pak orë pas nisjes së procedimit për gjyqtarin që lëshoi urdhër mbrojtje ...