Zbardhen përgjimet e mafiozëve italianë: Drogën në Shqipëri e kanë djegur!

mafiaNjë operacion i policisë italiane ka vënë në pranga 11 persona të cilët akuzohen për trafik droge.

Sipas mediave të vendit fqinj, në përgjimet e tyre ka dalë edhe emri i Shqipërisë, vend ku njëri prej tyre do vinte për marrë drogën.

“Bisceglieindiretta” raporton se 159 ushtarë dhe shtatë qenë u angazhuan në këtë operacion ku u sekuestruan edhe katër kompani, tri ndërtesa, shtatë makina, gjashtë motoçikleta dhe trembëdhjetë llogaritë rrjedhëse me një vlerë totale prej mbi 750 mijë euro.

PERGJIMET

S.V: Ti do shkosh për të ngarkuar?

M.C: Po, por nuk ka shumë, nuk është problemi im, unë vajta në Shqipëri. Duhet të nisesha sot por nuk kishte anije. Është deti i keq. Nesër nisem, do nisem nesër. Por e kanë djegur të gjithën, nuk ka mbetur asgjë.

S.V: Po, e di.

M.C: Ata janë duke bërë gjithçka, me llampa, me gjithçka që kanë. Është e gjitha më tha, është e korrura e një viti e gjysëm më parë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pritë në mes të rrugës, tropojani qëllon me thikë ish-gruan dhe kunatin

Një i ri nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë ish-gruan ...